Rreth kursit

Radikalizimi, i cili mund të çojë në ekstremizëm, ekstremizëm të dhunshëm ose terrorizëm, ka qenë në rendin e ditës së politkës në Evropë gjatë dy viteve të fundit. Ai është sjellë gjithashtu në programin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe autoriteteve të tyre, të cilët investojnë në krijimin e kapaciteteve dhe në reformimin e policisë, si pjesë e përmbushjes së kushteve para pranimit në BE dhe angazhimeve të tjera ndërkombëtare. Ky kurs nëpërmjet platformës elektronike u përgatit për të mbështetur politikëbërësit dhe ushtruesit, duke ofruar sa më shumë informacione për dukuritë bashkëkohore të radikalizimit, që mund të çojë në ekstremizëm të dhunshëm ose terrorizëm, me një orientim specifik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk përcakton një zgjidhje të caktuar. Përpiqet të ofrojë një pasqyrë të dobishme të praktikave dhe elementeve të mira, që mund të rezultojnë të dobishme në përpjekjet e mëtejshme të autoriteteve të Ballkanit Perëndimor. Kursi është pjesë e Nismës për luftën kundër terrorizmit në Ballkanit Perëndimor, një përpjekje rajonale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur financiarisht në kudër të IPAII2016 e BE-së “Mbështetje për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”.

Grupi i synuar

Ky kurs është hartuar për të gjithë ata, të cilët janë të interesuar të zhvillojnë njohuritë e tyre për çështje, që lidhen me procesin e radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm ose terrorizmit, si dhe mjetet për angazhimin dhe përgjigjen e duhur ndaj sfidave të P-CVE. Ndërsa kursi është i hapur për të gjithë të interesuarit e temës, grupet e mëposhtme të profesionistëve do të përfitojnë më shumë nga ky kurs, dhe do të jenë në gjendje të zbatojnë praktikisht njohuritë në jetën dhe punën e tyre të përditshme:

  • Ushtruesit e “linjës së parë” janë ata, të cilët e hasin të parët procesin e radikalizimit, si: mësuesit, oficerët e policisë, gazetarët e mediave, mjekët, oficerët e burgjeve, zyrtarët fetarë etj.
  • Profesionistët në fushën e politkës, që merren me çështjet e politikës, sigurisë ose me aspektet e jetës shoqërore.

Struktura e kursit

Kursi ofron 4 module dhe bazohet në përvojën operative. Secili modul ofron informacion specifik për një aspekt të lidhur me P-CVE:

  • Moduli 1 siguron të kuptuarit e koncepteve themelore dhe përkufizimeve, që lidhen me P-CVE;
  • Moduli 2 ofron një pasqyrë të kornizës strategjike;
  • Moduli 3 prezanton konceptin e qasjes, që përshin ‘gjithë shoqërinë’ ndaj P-CVE dhe specifikon mjetet, që janë në dispozicion për të trajtuar fenomenin e radikalizimit në nivel shtetëror dhe lokal;
  • Moduli 4 ofron informacion specifik për secilin nga ushtruesit e linjës së parë dhe palët e interesuara për njohjen dhe përfshirjen e duhur në procesin e radikalizimit.

Përveç 4 moduleve, mund të shikoni disa nga shembujt praktikë, të cilët do t’ju japin shembuj shtesë dhe praktikë të P-CVE. Ju gjithashtu mund të vendosni të pajiseni me një certifikatë pas përfundimit të kursit elektronik dhe duke kaluar me sukses një testim.

Përmbajtja e moduleve

  1. KONCEPTE DHE PËRKUFIZIME
    • Rrënjët, përkufizimet dhe sfidat e radikalizimit
    • Radikalizimi në internet
    • Grupet e pambrojtura
    • Luftëtarët e huaj terroristë
    • Zhdukja e radikalizimit
  2. KUADRI STRATEGJIK
  3. QASJA QË PËRFSHIN “GJITHË SHOQËRINË”
    • Çfarë është qasja, e cila përfshin “gjithë shoqërinë”?
    • Instrumentet në nivelin e shtetit
    • Instrumentet në nivelin lokal
  4. PËR USHTRUESIT E LINJËS SË PARË, PALËT E INTERESUARA PËR P-CVE
    • Burgu dhe shërbimi i provës
    • Viktimat
    • Shëndetësia dhe kujdesi social
    • Lajmet dhe media sociale
    • Të rinjtë
    • Arsimi
    • Komunitetet fetare
    • Policia
  5. TESTIMI

Kontribuesit

Ky kurs u hartua përmes një bashkëpunimi të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe me komunitetin ndërkombëtar, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e të kuptuarit nga aktorët, ushtruesit dhe qytetarët në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me çështjet P-CVE. Albert Černigoj, Policia Sllovene Dr. Peter Debeljak, Zyra Qeveritare për Mbështetjen dhe Integrimin e Migrantëve, Republika e Sllovenisë Biserka Simčič, Ministria e Shëndetësisë, Republika e Sllovenisë Dr. Anton Stres, Arkipeshkv Nderi i Lubljanës (ret.) Dr. Branko Lobnikar, Fakulteti i Shkencave të Sigurisë, Universiteti i Mariborit Zoran Miličković, Policia e Malit të Zi Mario Janeček, Ministria e Sigurisë, B-H Samir Rizvo, Ministria e Sigurisë, B-H Ivan Calabuig, Asociación Arte Contra la Violencia, Spanjë Jelka Klemenc, Grupi Mbështetës IISG Rok Derenčin, DCAF Lubljanë Nevenka Tomovič, DCAF Lubljanë